Dëgjo baba: Unë jam komunist

/Klodi Leka/ Dëgjo baba i dashur fjalët e mia të fundit dhe mëso domethënien e re të birit tënd Jo se do të iki rrugëve të perëndimit me britma të thyera bitnikësh në sfond por se do të rrënjosem fort qysh sot në bukën e ëmbël të tokës tonë ku unë nuk do të mbetem më fëmija yt por mik i ëmbël zemre dhe i guximshmi shok. Po, dëgjomë. Po, unë jam komunist! Po, komunistët i hanë fëmijët e botës! E jo vetëm kaq. I çmendin ata. I bëjnë të përmbysin tryezat e bukës së ndershme dhe të shkallmojnë dyer të bekuara të kohës. Si shtëpia jonë. I bëjnë të qeshin me klithma burrash dhe dashni mëmash që më kot sa rrojnë. Sidomos në çastin arratiak të arsyes së mbrame përmbi muzgje të rreme të ngrëna me dhëmbë. Po, unë jam komunist dhe veç unë kam fuqinë që ditëve tua të perënduara t’ua kthej sërish puhizën dhe rininë. Dëgjo baba! Asgjë prej mundimeve s’mjaftoi dhe s’mu dha. Unë dua gjithçka: hënën dashurinë lulet dhe çdo frymë të popullit tim. Çdo zemëratë këngë dhe gëzim. Nga rrjedh i rrëmbyer ky dielli im. Po, unë jam komunist! I përkas një klase tashmë. Asaj kokëpalare. Dhe organizatës revolucionare. Që ndjen mu në asht çdo krismë dhimbjeje çdo rënkim çdo thinjë në kryet e vogël të gruas punëtore dhe çdo burri trim rrëgjuar poezive pa ritëm e pa rimë. Dëgjo baba dëgjo katjushën e re të klasës tonë që kyçet e lemerisur si zjarr i rënë në dhomë pa mundur të dalë në dritë të ngrohë me pranverë periferitë dhe çdo bunker tjetër industrial çdo jetë gjer më tash të çuar në djall. A nuk i pe dhe ti vajzat e bukura të rinisë time të rinisë tënde të grira pa zhurmë makinerive?! Sot trupat u tretën diku të thartë e të velur saksi vezake në parvazet e syve që kurrë s’e panë një lule të çelur ama me dashuritë e tyre të brengosura vazhdon të plehëroset ky peizazh i djegur. A nuk i pe dhe ti djelmoshat e bukur të rinisë time të rinisë tënde që ikën të humbisnin poshtë një tjetër hëne?! Oh, mos rrej baba, mos rrej! Gjer në arkëmort u dhamë përshëndetje. E ky qytet i nëmur ka mijëra të gjallë pothuajse të vdekur. Po, jam komunist baba. Ndjej në çdo pjesë të trupit mundimin sizifian të qindra gjymtyrëve. Vërshon çdo rrahje e zemrës time thirrma padurimi nga nëntokë e tyre. Dhe unë po çmendem nga dell pafuqie. Ndjej neverinë e gruas time e gruas tënde të cilës iu thurën kaq shumë ditirambe lirie dhe dashnie. E sot rrëzuar porsi lavire ofshan sosjen e saj gjinjtë e kafshuar pidhin e çarë thellë, thellë, thellë athua se për pak do bitisë në ferr nga këmishëbardhë neoliberalë. Por unë nuk jam bir kurve baba që sodit shpërfytyrimin e një mëme kaq të bukur ndërkohë që bota gumëzhin pas dritareve. Unë jam komunist. Unë jam urrejtje apokaliptike që i jep fund të tashmes. Unë jam dashnia që i hap rrugë të ardhmes. Ndaj dëgjomë mirë baba! Unë jam komunist.
This image has an empty alt attribute; its file name is direct
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.