Sikur të kishim sindikata

/Arlind Qori/

Këndvështrimi i Ramës për sindikalizmin është ai i më dogmatikut djathtist dhe shërbëtorit më besnik të kapitalit të madh: “Ne nuk kemi sindikata, të bësh reforma është më e thjeshtë.” – thotë ai për një gazetë italiane. Madje për aq budalla e merr popullin shqiptar, saqë, sipas tij, njerëzit edhe reformat jopopullore mezi i presin.

Në fakt është pikërisht mungesa e sindikatave që pamundëson reformat e vërteta ekonomike dhe sociale.

1. Sikur ne të kishim sindikata, punëtorët nuk do të vdisnin si miza në punë.

2. Sikur ne të kishim sindikata, do të zbatoheshin politika të punësimit të plotë.

3. Sikur ne të kishim sindikata, pagat do të ishin dinjitoze dhe do të njihej minimumi jetik.

4. Sikur ne të kishim sindikata, do të kishim rritje të konsumit dhe prodhimit të brendshëm.

5. Sikur ne të kishim sindikata, pronarët do të riinvestonin fort në përparimin teknologjik të mjeteve të prodhimit.

6. Sikur ne të kishim sindikata, në Shqipëri nuk do të ngriheshin qendra tregtare spekulative, por fabrika moderne.

7. Sikur ne të kishim sindikata, shteti dhe pronarët do të detyroheshin të investonin në kualifikimin e forcës punëtore.

8. Sikur ne të kishim sindikata, inteligjenca praktike e punëtorëve do të kontribuonte në miradministrimin e ndërmarrjeve.

9. Sikur ne të kishim sindikata, gjithnjë e më shumë punëtorë do të vinin mendjen në punë në vend të duarve.

10. Sikur ne të kishim sindikata, pasuria kombëtare nuk do të kishte shkuar për dhjamë qeni.

11. Sikur ne të kishim sindikata, shërbimi mjekësor publik do të ishte cilësor dhe falas.

12. Sikur ne të kishim sindikata, studentët do të studionin në bibliotekë në vend se të punonin si kamerierë.

13. Sikur ne të kishim sindikata, partitë politike nuk do të ishin tarafe feudale.

14. Sikur ne të kishim sindikata, qytetari mesatar do të kishte kulturë demokratike shumë herë më të zhvilluar.

15. Sikur ne të kishim sindikata, Edi Rama do ta nxirrte bukën e gojës duke pikturuar te Pedonalja.

Ka shpresë. Sindikalizmi i ri po lind nga minierat te call center-at. Një arsye më shumë për t’u bashkuar me Organizatën Politike.

Imazhi: Definición

This image has an empty alt attribute; its file name is direct

Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.