- Revolucioni Francez prodhoi gijotinën (terrorin), terapinë e shokut dhe diktaturat komuniste.
- Revolucioni Francez ishte edhe një luftë kundër fesë, ndërsa ai amerikan u bë nga njerëz fetarë, prandaj ishte më i mirë.
- Revolucioni Amerikan prodhoi një shoqëri më të mirë, shembull lirie për të gjithë botën.
Përse zgjedh Revolucionin Francez dhe jo atë Amerikan
/Hajdi Bengu/
Gjatë viteve të fundit, në dirskursin mediatik shqiptar vihet re një prirje për t’u amerikanizuar. Për këtë arsye, qarkullojnë lloj-lloj artikujsh që lartësojnë ngjarje historike vetëm se janë amerikane, dhe vetëm se nuk janë të tilla i ulin vlerat ngjarjeve të tjera. Një artikull të tillë më ra rasti të lexoj këto ditë në gazetën Shqip. Po të thellohesh në lexim, vihet re se ajo çka e motivon shkruesin e artikullit nuk janë faktet, por cipa joshëse amerikane që i vishet ngjarjes historike që ai lartëson: Revolucionit Amerikan! Faktet më pas përzgjidhen të tilla që të mbrojnë idenë qendrore të artikullshkruesit dhe të ulin vlerat e Revolucionit Francez. Në linja të përgjithshme, argumentet që na ofrohen për të lartësuar Revolucionin Amerikan janë tre: