Një e vërtetë dhe një rrenë

/Antipoina & Social Waste/

* * *

Këtu nuk është Hollivud,

është Mesdhe.

Në zemrat tona dhimbja e pamasë

që prej Alepos e gjer’ n’Izmir

përtej gardhit e thellë në natë

Aivalia dhe Mitilini

përmbi dallgë e brenda në varkë

prej Palestinës një palë llastiqe në krahë

cili zot prej të dyve jep shpresë?

e cili prej të dyve i mbyll sytë?

ku shkoi e vërteta e ku rrena?

për këdo kanë ngritur burgje

aty përtej kufirit

gjithnjë flasin me shifra

gjithnjë me numra

bëjnë pazar me shpirtra në paraburgim

për pagën ditore më të lirë në Gjermani

e ia faturojnë martirizimit të radhës

dymbëdhjetë orë për pak lumturi

… për cilën të vërtetë

u përpoqe në jetë?

pas sa e sa rrenash u fshehe përherë?

a munde diçka të thuash

dy syve që gjithnjë lypin

të drejtë a shpresë për fare pak jetë?

e cila e vërtetë i shtyu ca në përpjekje

të ndjekin ëndrra përreth globit?

ç’rrenë i mbrojti prej zotash e demonësh

kur varka e kalbur u zhduk në Mesdhe?

E këto rrena sa njerëz kanë plagosur

e sa të tjerë u vranë prej të vërtetave?

gjithë kë deshe e kush të desh’

u larguan prej gjithçkaje që nuk u the



ref x2… mbërthyer në frikë më mirë të hiqje dorë


e sa ndjenja humbën ndër mendime


në cilin fillim u frikësove


në cilin fund të palavdishëm


tani përbrenda mban një të vërtetë e një rrenë


Një mashtrim i të vërtetës

iluzioni i “të majtës” në pushtet

e një rrenë me një JO dhe PO të nënkuptuar

e vërteta e rinisë tënde

le të jetë Manifesti

dhe kontradikta e shtëpisë

përralla për Erneston

mbille një rrenë, ujite me shpresë

pastroja gjethet e le të shndritë

jepi ca ngjyrë mandej

zgjidh e mbështille ambalazhin me guxim

dhe popullit shitja

si parti të re

Ku e vërteta?

Ku gënjeshtra?

ndërrojnë role, fshehin tjetërsimet

luftë për mbijetesë përditë

e në fund me mashtrime

dalin fitues… në çiklizëm.

* * *

Kënga origjinale gjendet këtu.

E përktheu Kristiana Kola

Imazhi: JR Korpa / Unsplash

Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.