Komunikatë mbi arsimin e lartë

/Lëvizja Për Universitetin/ Ne, studentë dhe pedagogë të Universiteteve Publike, e kemi ndjekur me vëmendje procesin e reformimit të arsimit të lartë, edhe pse mësimbërja në auditorë ka mbaruar. Deklarata e Kryeministrit, e datës 30 qershor, 2014, për shtyrjen e procesit deri në shtator të këtij viti paska qenë një gënjeshtër për të qetësuar situatën. Më 7 korrik të 2014-ës, Kryeministri i Republikës prezantoi raportin final për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor. Raporti përfundimtar u prezantua sapo të gjithë studentët u larguan nga auditorët. Me keqardhje vërejmë se të gjitha parashikimet tona rreth këtij procesi janë bërë realitetit dhe se asnjë nga kërkesat tona nuk është marrë parasysh. Ky raport ashtu si edhe raporti i parë është:
  1. a) Formalisht, produkt i të njëjtit procesi antidemokratik dhe të nisur përsëmbapshti duke i përjashtuar Universitarët nga ky proces. Prodhimi i dokumentit nuk duhet të ishte i mbyllur, duke i kthyer Universitarët në konsumatorë, por i hapur.
  2. b) Përmbajtësisht, nuk pasqyron shqetësimet dhe problematikat reale të Universitarëve dhe Universiteteve Publike. Reforma është procesi i radhës për privatizimin deri në mbylljen e një ndërmarrjeje të madhe publike. Studenti, kushtet dhe kostot e tij të jetesës dhe të studimeve, nuk figurojnë thuajse fare në raportin final.
Retorika e ulët e kryeministrit dhe gjuha e emergjencës, ashtu si kur thuhet se ‘kjo reformë duhet të kalojë me çdo çmim’, na bëjnë të mendojmë se procesi aktual për reformim e arsimit të lartë nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të vërteta të gjendjes tonë – nuk është serioz. Në këtë situatë, ne, Lëvizja Për Universitetin, ripohojmë qëndrimin tonë demaskues ndaj reformës. Detyra e qeverive është të mbështesin reformën e Universitarëve! Në qoftë se qeveria do t’i shkojë deri në fund këtij procesi dhe do të tentojë ta kalojë në parlament këtë reformë, atëherë viti universitar nuk do fillojë me festa e me mësime nëpër auditorë, por me protesta studentore në rrugë. Ne nuk Harrojmë, Ne mbajmë Shënim! Reformimin e bëjmë vetë!
This image has an empty alt attribute; its file name is direct
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.
Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.