Kokëpalarë të të gjitha rrethinave, bashkohuni!
/Organizata Politike/
21 Janari është dita e kokëpalarëve, dita e revoltës së tyre, e mllefit ndaj hajdutëve, shfrytëzuesve, shtypësve e përfituesve. Në 21 Janar ranë katër dëshmorë që dëshmuan para botës varfërinë e skajshme, xhepat që mezi mbajnë qindarka, mungesën e shpresës. Në 21 Janar kokëpalarët kërkuan të drejtën e zhdukur prej dekadash.
Në 21 Janar vrau Berisha. Ne, kokëpalarët, nuk harrojmë! Në 21 Janar emrin na e vuri Meta! Ne, kokëpalarët, nuk harrojmë! Në 21 Janar, na tradhtoi Rama. Ne, kokëpalarët, nuk harrojmë! Në 21 Janar na përçmoi llumi mediatik i Tiranës. Ne, kokëpalarët, nuk harrojmë. Në 21 Janar, na shpërfillën bashkëqytetarët tanë të rehatshëm. Ne, kokëpalarët, nuk harrojmë!
Ne, kokëpalarët, të shpërndarë skutave të mjerimit, të periferive, të minierave ku vdesim, të shkollave të zaptuara nga oreksi i parasë, sot, e për çdo 21 Janar, nuk jemi vetëm. Kemi njëri-tjetrin. Ne jemi shpresa e vetes dhe e Shqipërisë.
Kokëpalarë të të gjitha rrethinave, bashkohuni më 21 Janar te Piramida në orën 10 deri në 11!
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.