- Hyrje 2. Kënga e Majit 3. Bomba brenda kokës 4. Në ballon me maska 5. Ëndrra numër dy 6. Kënga e babait 7. Bombëvënësi 8. Do vijnë të të pyesin për dashurinë tonë 9. Në çastin tim të lirisë
Historia e një nëpunësi
/Hajdi Bengu/
Albumi “Historia e një nëpunësi” (Storia di un impiegato) i kantautorit Fabrizio de Andrè u lançua në një dekadë të mbushur me ndryshime të mëdha dhe lëvizje sociale (1968-1977), gjatë së cilës muzika ishte një nga mjetet kryesore që u lejonte klasës punëtore dhe studentëve të gjenin mbështetje morale për lëvizjet dhe protestat e tyre. Këngët përmbanin një vlerë të madhe simbolike dhe jo vetëm kaq. Siç ndodh me shumë albume të tjera të Fabrizio de Andrèsë, edhe albumi i titulluar “Historia e një nëpunësi” është një ‘koncept-album’. Kjo do të thotë se të gjitha këngët e albumit janë të lidhura, në mënyrë kronologjike, me një koncept të përbashkët, me një ide qendrore që përfaqëson temën kryesore të albumit, si të ishin kapituj të një libri. Asnjëra prej këngëve nuk mund të konceptohet jashtë albumit, e veçuar nga këngët e tjera. Në rastin e albumit “Historia e një nëpunësi”, ky koncept rezulton edhe më i rëndësishëm për shkak se nëpunësi ynë pëson ndryshime në karakter nga kënga në këngë. Lista e këngëve të albumit është: