- a) Formalisht, produkt i të njëjtit procesi antidemokratik dhe të nisur përsëmbapshti duke i përjashtuar Universitarët nga ky proces. Prodhimi i dokumentit nuk duhet të ishte i mbyllur, duke i kthyer Universitarët në konsumatorë, por i hapur.
- b) Përmbajtësisht, nuk pasqyron shqetësimet dhe problematikat reale të Universitarëve dhe Universiteteve Publike. Reforma është procesi i radhës për privatizimin deri në mbylljen e një ndërmarrjeje të madhe publike. Studenti, kushtet dhe kostot e tij të jetesës dhe të studimeve, nuk figurojnë thuajse fare në raportin final.
Komunikatë mbi arsimin e lartë
/Lëvizja Për Universitetin/
Ne, studentë dhe pedagogë të Universiteteve Publike, e kemi ndjekur me vëmendje procesin e reformimit të arsimit të lartë, edhe pse mësimbërja në auditorë ka mbaruar. Deklarata e Kryeministrit, e datës 30 qershor, 2014, për shtyrjen e procesit deri në shtator të këtij viti paska qenë një gënjeshtër për të qetësuar situatën. Më 7 korrik të 2014-ës, Kryeministri i Republikës prezantoi raportin final për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor. Raporti përfundimtar u prezantua sapo të gjithë studentët u larguan nga auditorët.
Me keqardhje vërejmë se të gjitha parashikimet tona rreth këtij procesi janë bërë realitetit dhe se asnjë nga kërkesat tona nuk është marrë parasysh.
Ky raport ashtu si edhe raporti i parë është: