1 Maji i përket edhe studentit!

/Lëvizja Për Universitetin/ Në një kohë kur papunësia “ta bën me sy” qysh në bankën e shkollës Në një kohë kur studentët keqpunësohen për të siguruar shkollimin dhe shkollohen për të mbetur pa punë Në një kohë kur dija dhe mendimi kritik zë pozicion dytësor në raport me fitimin; Në një kohë kur tarifat dhe kostoja e jetesës studentore rriten vit pas viti Në kohën kur tarifat dhe kostoja pritet të rriten mjaft më tepër si rezultat i reformës së pritshme financiare të universiteteve Në një kohë kur prindit i rreshken duart dhe duron sa e sa poshtërime në punë për të çuar fëmijën në universitet Në një kohë kur studentit i vyshket shpresa, dhe i vritet ëndrra për punë e jetë me dinjitet qysh në hapat e para Në një kohë kur… A nuk është pikërisht koha e duhur për të ngritur kryet?! Për të ngritur zërin fuqishëm kundër shtetit dhe gjithçkaje e gjithkujt që na bën të ndihemi kokulur?! Kundër çdo dritëshkurtësie që synon rrënimin e të përbashkëtës?! Kundër atyre që po “rrjepin” prindërit e çdonjërit prej nesh, edhe në punën e keqpaguar, edhe me tarifat studentore?! Kundër papunësisë që e nesërmja na sjell?! 1 Maji është edhe i yni! BASHKOHU NË MARSHIM!
This image has an empty alt attribute; its file name is direct
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.