Trinia e shenjtë e kombit tim

/Redi Koçiaj/

Ndërsa eci e në të ecur kërkoj një kuptim, mendime të provokuara nga realiteti më dalin përpara. Pothuajse si një vegim. Në të shoh po të njëjtat grupime që kryejnë po të njëjtat rituale jetike për ekzistencën e tyre.

Shoh po të njëjtët qeveritarë, të cilët e lidhin qeverisjen me fatin e tyre, të bëjnë po të njëjtat padrejtësi. I varfri varfërohet edhe më shumë, i pasuri pasurohet pa kufij. Për rininë mbillen kudo copëza ekranesh që reflektojnë një dinamik feudale. Të korruptuara nga shkuma, e pahijshme si kanceri, e hidhët si një kafshatë që po ripërtypet, si plagë e pashërueshme e një gjuhe të pafajshme, nuk janë vetëm mushkëritë e kamarades së Wilfred Owen-it, por edhe shpirti i deformuar rinor prej xhelozisë dhe harresës.

Një opozitar, parullat e të cilit ngjasojnë me parullën e famshme të Duçes “Me ne frego”. Një parullë nën të cilën shtrihet kompromisi i njeriut të thjeshtë me krimin e madh. Për mëkatin biblik të vëllavrasjes, përgjigjja është “Me ne frego”. Për shuarjen, nën tymin e abuzimit, të një qyteze të tërë, përgjigjja është “Me ne frego”. Për prerjen e pishtarit të revoltës në mënyrën më të përbindshme, përgjigjja është po “Me ne frego”.

Shquaj Homo Neaderthalensis-it politik, opinionet e të cilëve nuk dalin nga kornizat e arta të luksit, e sa herë që u lodhen kryet nga mendimet, i çlodhin ne dyshekë të rehatshëm. Po unë kur do t’i çlodh kryet?! Edhe unë ndihem i lodhur.

E së fundmi shoh trininë e shenjtë. E pranishme në formën:

Dijetarë të shquar, por dhe dijetarë të vdekur.

Histori e pasur, por dhe histori e humbur.

Kulturë e gjerë, por dhe kulturë e tretur.

I besoj, por jo se dua. I lutem, por jo se zgjedh.

Oh, trini e shenjtë! Ah, o kombi im!

Imazhi: Peter Paul Rubens

This image has an empty alt attribute; its file name is direct

Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.