Transport publik, cilësor dhe i lirë

/Organizata Politike/ Sot, shoferët dhe faturinot e autobusëve, të shtyrë dhe shantazhuar me heqje nga puna nga pronarët e tyre, janë detyruar të bëjnë gjoja grevë për rritjen e çmimit të biletës. Transporti publik nuk i përket kompanive private. Pronarët dhe shteti janë marrë vesh. Pronarët bëjnë sikur kërkojnë çmim bilete 70 lekë, që shteti të bëjë sikur ua ul pretendimin në 50 lekë. Ndërkohë që të dyja palët bëjnë sikur, për ne çeshtja është serioze ngaqë na prek në përditshmërinë e jetës sonë. Fitimi i një kompanie nuk mundet të prekë përmes një greve shkollimin e fëmijëve, punën e prindërve dhe jetën e një qyteti. Ne e dimë se në ç’kushte është transporti urban. E dimë se si shoferët detyrohen të ecin si breshka për ta mbushur autobusin dëng. Se si faturinot përplasen me ne për të fituar bukën e gojës. Ne duam që çmimi i biletës të mos rritet. Ne duam që, në rast greve tjetër të pronarëve duke përdorur punëtorët, atyre t’u hiqet licenca përfundimisht. Ne zotohemi se do t’i zëmë për veshi të zgjedhurit tanë në qeveri dhe bashki që të mos u shkojë ndër mend të pranojnë rritjen e çmimit. Ne duam transport ‘PUBLIK’, ‘CILËSOR’, dhe të ‘LIRË’. Nëse nuk na dëgjon njeri, hipni nëpër autobusë, mos paguani biletën, refuzoni të ulni kokën! Ata që kanë mundësi, rezistencën e tyre ta fotografojnë dhe ta shpërndajnë online, të tjerë munden ta shpërndajnë lajmin mes familjarëve dhe shoqërisë. Ndërkohë që në autobusë, me solidaritet çdo veprim i tillë modest i rezistencës qytetare dhe guximit individual jo vetëm të ushtrohet por edhe të mbështetet mes qytetarëve. Rezistenca jonë do t’u japë shpresë edhe shoferëve e faturinove që të kërkojnë trajtim më të mirë në pagë dhe të drejta. Ndërkohë që qytetit dhe qytetarëve u duhet transporti, kompanitë private dhe shteti krihen!
This image has an empty alt attribute; its file name is direct
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.