Pabarazia tashmë duket nga qielli

“Pabarazia” është kryefjala e ligjërimit publik të sotëm, të paktën në çdo përpjekje progresiste për të kuptuar dhe shpjeguar epokën tonë dhe realitetin e dhimbshëm në të cilën jetojmë. Pabarazitë ekonomike, sociale, politike, kulturore etj. midis shtresave të popullsisë pasqyrohen në çdo sferë të jetës publike e private dhe në çdo veprimtari njerëzore e sociale: në menunë e ushqimit, veshje, konsum,  edukim, shëndetësi, shërbime, transport,  rrugë e hapësira të tjera publike dhe, padyshim, në hapësirat e të jetuarit dhe ambientet e banimit.

Gjithandej mund të konstatojmë pabarazi. Një lupë interesante për t’i evidentuar ato është arkitektura/urbanizmi. Të gjithë i njohim lagjet e varfra dhe të pasura të qyteteve tona. Për të vënë në pah pabarazitë mes shtresave të caktuara të shoqërisë për nga mënyra dhe cilësia e të banuarit mund të marrim për shembull zonën (sidomos atë të dikurshme që shtrihej përgjatë zgjatimit të bulevardit të ri) e Bregut të Lumit dhe lagjen Kodra e Diellit (Sunny Hill Residence) në Tiranë. Mirëpo këto lagje, duke qenë larg njëra-tjetrës, nuk na japin mundësinë ta shohim dhe ta ndjejmë pabarazinë me një të hedhur të shikimit. Në vende të tjera të botës, ku pabarazitë janë edhe më të thella, lagjet e pasura dhe getot shpesh i ndan vetëm një mur i hollë.

Së fundmi, fotografi Johnny Miller ka realizuar një projekt mjaft interesant duke i pasqyruar këto pabarazi në hapësirat e të jetuarit në disa vende të ndryshme të botës si Shtetet e Bashkuara, Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.

Anembanë botës, togjet urbane përmbajnë – ku më shumë e ku më pak – dallimet sociale dhe ekonomike. Të pasqyruara në hapësirë, këto pabarazi në të ardhura dhe në qasjen në arsim, shëndetësi, kujdes sanitar dhe infrastrukturë shpërfaqin dallime më shumë ose më pak të dukshme – edhe pse të ndjeshme në mënyrë drastike.

Edhe pse një realitet i përditshëm për disa, pabarazitë socio-hapësinore shpesh mund të kalojnë pa u vënë re. Fotografi Johnny Miller thotë: “Mospërputhjet në mënyrën se si jetojnë njerëzit janë ndonjëherë të vështira për t’u vënë re nga toka… Nëse sheh nga disa qindra metra lartësi, të shfaqen përpara syve skena të pabesueshme pabarazie. Disa komunitete janë projektuar duke pasur ndër mend një ndarje të qartë, kurse të tjerat janë zhvilluar pak a shumë në mënyrë organike… Shpesh komunitetet jashtëzakonisht të pasura dhe të privilegjuara ekzistojnë vetëm disa metra tutje ambienteve të ndyra të barakave të banimit.” Seria e fotografive të Miller-it “Skena të pabarazisë” rreken të portretizojnë skenat e pabarazisë më të theksuara në botë sa më objektivisht të jetë e mundur.

Fotografitë ajrore të Miller-it të bëra nga një dron shfaqin dallimet në hapësirën fizike. Fotografi e nisi projektin e tij në Johanesburg të Afrikën së Jugut ku fotografoi plagët e aparteidit.

Së fundmi, Miller-i e zgjeroi serinë e tij dhe fotografoi qytete në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Tanzani, Keni dhe Indi. Secili nga këto vende ka formë dhe morfologji urbane specifike për kontekstin përkatës. Sidoqoftë, ndarjet ekzistojnë duke kushtëzuar – dhe kufizuar – zhvillimin social dhe hapësinor.

 

 

 

 

Kia Sends, Johanesburg, Afrikë e Jugut

 

 

 

 

Kia Sends, Johanesburg, Afrikë e Jugut

 

 

 

 

Kia Sends, Johanesburg, Afrikë e Jugut

 

 

 

 

Kia Sends, Johanesburg, Afrikë e Jugut

 

 

 

 

Meksiko Siti, Meksikë

 

 

 

 

Meksiko Siti, Meksikë

 

 

 

 

Meksiko Siti, Meksikë

 

 

 

 

Meksiko Siti, Meksikë

 

 

 

 

Mumbai, Indi

 

 

 

 

Mumbai, Indi

 

 

 

 

Mumbai, Indi

 

 

 

 

Mumbai, Indi

 

 

 

 

Nairobi, Kenia

 

 

 

 

Nairobi, Kenia

 

 

 

Nairobi, Kenia

 

 

 

 

Nairobi, Kenia

 

Hyrja dhe përkthimi nga Bislim Lakna
Marrë nga ArchDaily.
Imazhet: Johnny Miller

Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).

Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.