Në mbrojtje të publikes

/Organizata Politike/

 

Edhe ditën e sotme aktivistët e Organizatës Politike u janë bashkuar qytetarëve të Tiranës në protestën kundër zaptimit të hapësirës publike dhe betonizimit të saj me qëllim shfrytëzimin nga privati-klient i radhës. Pushteti bashkiak, në valën e privatizimeve dhe koncesioneve që ka kapluar vendin, tenton t’u hedhë hi syve të qytetarëve nëpërmjet show-man-it Erjon Veliaj me pretendimin se prerja e pemëve dhe betonizimi i Parkut të Liqenit do t’u shërbejë qytetarëve si kënd lojërash për fëmijë. Ky është një justifikim banal për të fshehur faktin se pjesa që do ndërtohet do t’i kalojë për shfrytëzim privatëve dhe qytetarët do detyrohen të paguajnë biletë për të pasur akses në të. Për më tepër, shpyllëzimi masiv që e shoqëron këtë nismë është kontradiktor me faktin se deri më sot çdo hapësirë që dikur ka shërbyer si kënd lojërash për fëmijë në qytet është kthyer në pallat shumëkatësh, ndërkohë bashkia ka miratuar një projekt që do të kthejë edhe 11 parqet e mbetura të qytetit në parkingje, përfshirë këtu edhe Parkun Rinia.

Për më tepër, policët kanë ushtruar dhunë fizike ilegjitime kundër qytetarëve dhe i kanë arrestuar 7 prej tyre. Efektivët me numër 12223, 11726, 11729, 12099, 20324 kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj qytetarëve. Efektivi me numër 18932 ka sekuestruar në mënyrë të paligjshme kamerën e filmimit të një gazetareje. Efektivi me numër 11761 ka fyer në terma vulgarë qytetarët e pranishëm.

Parku i Liqenit është mushkëria e fundit e qytetit dhe aktivistët e Organizatës Politike zotohen se, në mbështetje të qytetarëve të Tiranës, do ta ndalojnë me të gjitha mënyrat privatizimin dhe betonizimin e kësaj hapësire publike. Për më tepër, u bëjmë thirrje gjithë përfaqësuesve të politikës së dalë boje dhe gjithë lakenjve të tyre që fshihen nën maskën e “qytetarit të thjeshtë” të heqin dorë nga tentativat e tyre banale për ta partiakëzuar këtë protestë politike që u përket qytetarëve të Tiranës.

Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).

 

Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.