Ishte a s’ishte 15 vjeç

/Αντίποινα & Social Waste (ft Manu Chao, DJ Magnum)/

 

Ishte a s’ ishte 15 vjeç

thonë se e quanin Berkin1.

Ra në agim afër orës 5:00

dhe ishte vëlla nga anët e Nazimit.2

 

E vrau policia e atjeshme

ta mbash mend emrin e Berkin Elvanit.

Motra e shtetit ka qenë gjithmonë dhuna,

n’daç e nisin tanët, n’daç Erdogani.

 

A të kishin thënë edhe ty në shkollë

se armiku është përkarshi detit Egje?

Qelbet nacionalizëm ky stan delesh

qoftë turk, a qoftë grek po deshe.

 

Nëpër qitapet e tyre kurrë nuk e futën

këtë sistem që na mbyt si lak.

Na kategorizuan dhe na ndanë

skllevër të jenë shumë dhe pronarë pak.

 

Nëse të qëllon të takosh Aleksin3

thuaji se nuk vdiq për ne, se rron.

Dhe që kardesimsin4 -kjo është fjala korrekte-

nga sheshi Sintagma5 deri në Gezi6 vlon.

 

Ishte a s’ishte 15 vjeç

thonë se e quanin Berkin.

Ishte a s’ishte 15 vjeç

dhe ishte vëlla nga vendi i Nazimit.

Ishte a s’ishte 15 vjeç

e vrau policia e atjeshme .

Ishte s’ishte 15 vjeç

Motra e shtetit ka qenë gjithmonë dhuna.

 

Dhe nëse qëllon të takosh dhe Pavlon7

t’i flasësh, është një miku im i vjetër.

Dhe nëse ka fashistë edhe atje lart,

të mos kesh frikë, se do të të mbrojë ai (jo tjetër).

 

Sonte mbrëma digjen brigjet e Bosforit

marinarët lotojnë ndërkohë që kalojnë varka.

Te zaret shekullore të Zotit dhe të Shejtanit

përsëri na luajtën dhe hodhën dopio-katra.

 

Nga Ankaraja më sot erdhën haberet

se METU8 ka zbritur në rrugët e Turqisë.

Nuk trembet më rinia nga pushteti

as nga armët e policisë dhe ushtrisë.

 

Me disa fjalë që i kemi të përbashkëta

të shkruaj sonte që shihemi në sy.

Që t’i bashkojmë përfundimisht zërat tanë

që të fillojmë të kuptohemi unë e ti.

 

Brenda në gotë kam raki dhe serefe9

cigare e rëndë dhe hiri e mbush një tavëll.

Na plagosën rëndë sonte o vëlla

sonte e vranë një vëllain tim të vogël.

 

Ishte a s’ishte 15 vjeç

thonë se e quanin Berkin…

E përktheu Flori Qyqja

Shënime:

  1. Bëhet fjalë për 15-vjeçarin Berkin Elvan i cili u vra në Stamboll në qershorin e vitit 2013, kur e goditi në kokë një granatë lotsjellëse e policisë. Berkini kishte dalë të blinte bukë.
  2. Nazim Hikmet.
  3. Bëhet fjalë për 15-vjeçarin Aleksis Grigoropulos i cili u vra nga plumbi i një polici në zonën Eksarhia të Athinës. Revolta e dhjetorit të 2008 u nis për shkak të vrasjen e tij.
  4. Kardesimsin: turqisht “ti je vëllai im”.
  5. Në sheshin Sintagma ndodhet parlamenti grek dhe zhvillohen zakonisht protestat.
  6. Nga mbrojtja e parkut Gezi në Stamboll në vitin 2013, nga Erdogani që donte ta kthente në beton dhe pallate, protestat u përhapën në gjithë Turqinë.
  7. Bëhet fjalë për Pavlo Fisasin, raperin antifashist që u vra nga Agimi i Artë në shtatorin e 2013 në Athinë.
  8. Universiteti Politeknik i Ankarasë nga i cili nisin shpeshherë protesta.
  9. Serefe: turqisht “gëzuar”.

Imazhi: ManuChao.net

Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).

Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.