Deklaratë për reformën në arsimin e lartë

/Lëvizja Për Universitetin/ Kjo është hera e dytë që shfaqemi para Rektoratit të Universitetit të Tiranës, por këtë rradhë me nje lajm ndryshe. Javën e kaluar, me datë 20 Maj, në po këtë vend i kërkuam Rektoratit të Universitetit të Tiranës të dilte me një qëndrim zyrtar dhe publik ku të mohonte draftin për reformimin e arsimit të lartë të publikuar me 25 Prill të këtij viti si dokumentin bazë për reformimin e sistemit. Sot Senati i Universitetit të Tiranës ka një mbledhje mbi diskutimin e këtij drafti. Ndërsa ne, qëndrojmë sot këtu për ta informuar Senatin dhe Rektoratin e Universitetit të Tiranës; se vendimi që do marrin ndaj këtij drafti do jetë vendimi i fundit i këtij institucioni mbi të ardhmen e arsimit të lartë në vend. Nëse Senati e pranon draftin si dokumentin bazë për reformimin e arsimit por e kritikon thjesht në detaje atë herë senati vetësakrifikon veten duke pranuar sipas draftit një këshill administrativ (ose më shqip një bord pronarësh/aksionerësh të cilët do vendosin për Senatin. Nëse nuk e pranon draftin si dokumentin bazë për reformimin e arsimit të lartë, atëherë e bën më të lehtë vazhdimin e një proçesi që tashmë ka nisur, ku Universitetin Publik nuk do ta formësojë as shteti me instrumentat e tij dhe as tregu me aktorët e tij, por vetë Universitarët, vetë studentët dhe pedagogët në marrdhënie mes tyre. Një lëvizje tashmë po ngjizet e cila thekson se ekskluziviteti dhe e drejta e vendimmarrjes mbi Universitetin nuk është as e kryeministrisë, as e një komisioni ligjor dhe as e një strukture të lodhur burokratike si ajo e Universiteteve Publike. E drejta e vendimmarrjes, për Universitetin i përket vetë Universitarëve (studentëve dhe pedagogëve). Ne nuk flasim në emër të Universiteteve Publike, ne jemi Universitetet Publike dhe një reformim serioz i Universiteteve do vijë vetëm nga ne. Sot qëndrojmë këtu për t’ia bërë këtë të ditur senatit të Universitetit të Tiranës dhe po ashtu i drejtohemi kryeministrit të Shqipërisë, tashmë me një kërkesë tonën. Meqenëse drafti për reformimin e arsimit të lartë është hartuar nga një komision i krijuar me urdhër të tij, ne i kërkojmë kryeministrit që me një urdhër të dytë, ta ndalojë proçesin e reformimit të arsimit të lartë të bazuar në draftin në fjalë si dokumenti bazë për reformimin e sistemit. Arsyet e këtij qëndrimi ndaj dokumentit që ofrohet si baza e reformimit janë të shumta:
  1. a) Drafti e ka hapur diskutimin mbi reformën ndërkohë që do duhej që hapja diskutimit të fillonte me shqetësimet e studentëve. Studentët nuk janë pyetur fare mbi reformimin e arsimit të lartë. Rrjedhimisht, ky draft është ilegjtim.
  2. b) Drafti nuk do të pranohej as si detyrë kursi në Universitet (edhe pse pretendon të jetë raport shkencor) pasi ka mungesë totale referencash dhe bibliografie, hedh fakte komplet të pavërteta si: “6.3.1.5. Pagesat e studenteve. Deri tani keto pagesa kane qene minimale dhe si te tilla nuk jane bere nje perqindje e konsiderueshme e te ardhurave te universiteteve publike. Ne te ardhmen komisioni vlereson si te pashmangshme rritjen e kontributit te ketyre tarifave ne buxhetin e IAL-ve.”
  3. c) Dhe përshkohet nga një mendësi problematike që shfaqet vazhdimisht në proklamime të guximshme si: “5.4.2. Skema e zgjedhjeve duhet të ndryshojë në themel. Democracia e gjerë nuk është zgjidhja perfekte për vende që nuk kanë demokraci të stabilizuar.”
  4. d) Sa i përket zgjidhjeve të problemeve aktuale në Universitetet Publike ndarja e fondeve publike edhe për Universitetet Private, rritja drastike e tarifave shkollore, kreditë/borxhi studentor, vendosja e drejtorëve/aksionerëve/menaxherëve në organin e Këshillit administrativ si organi më i lartë i Universitetit janë e kundërta e asaj c’ka duhet të bëhet në reformimin e arsimit të lartë.
Për arsyet e mësipërme i kërkojmë kryeministrit që ashtu siç ka krijuar komisionin për reformimin e arsimit të lartë me një urdhër, po ashtu me një urdhër të dytë të ndalojë këtë proçes qesharak të drejtuar dhe të bazuar në këtë dokument po aq qesharak, për të ardhmen e sistemit kombëtar të arsimit. Një reformë serioze në arsimin e lartë do duhej të ishte një reformë që nis nga një analizië serioze e kushteve të jetesës së studentëve dhe e kushtëve të studimit dhe diskutimi do bazohej mes studentëve dhe pedagogëve ku për herë të parë Universitetin do ta formësojnë ata që e themelojnë atë studentët dhe pedagogët. Kështu, nuk do të hidhen ide të tilla si ndarja e fondeve publike dhe për universitetet private. Ndaj, theksojmë se i japim kohë kryeministrit ta ndalojë këtë proçes para ditës së Hënë. Përndryshe ditën e hënë fillon protesta e parë, ku do të marshohet nga Korpusi Qëndror drejt kryeministrisë.
This image has an empty alt attribute; its file name is direct
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.
Lexojmë dhe shpërndajmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.