/Panos Xavelas/
Njeri i ndershëm, z. Pandeli
Ke një dyqan diku në Tokë
Shet mallra, fiton para
Shumë para, shumë para
Të dielave në mëngjes shkon në kishë
I lutesh Virgjëreshës
Njeri i ndershëm, z. Pandeli
Ke grua, vajzë, fëmijë
Mobilie moderne, TV me ngjyra
Ha ushqim shpirtëror
Larg partive mos të zërë belaja
“Atdheu, feja dhe familja”
Njeri i ndershëm, z. Pandeli
E ça nëse vdesin mijëra njerëz mbi Tokë
Të zinj, të bardhë apo të verdhë.
Veç djali yt të jetë mirë
Që t’i lesh emrin dhe pasurinë
Njeri i ndershëm, z. Pandeli
U kalbe në dyqan
Harxhove rininë dhe vrullin
Për paranë, për lëkurën
Ngat teje ishte ëndrra, jeta dhe drita
Por ti u fshehe brenda zgavrës tende
A e di ti z. Pandeli
Se të gjithë dhanë rininë dhe jetën e tyre
Që ëndrra të bëhet një fetë bukë
Që të hash dhe ti z. Pandeli
Po ti çfarë dhe z. Pandeli?
Na thuaj çfarë bëre mbi këtë Tokë!
Na thuaj çfarë le trashëgimi
Që të frymëzoje brezin e ri?
Njeri i ndershëm z. Pandeli
Frikacak, i pafuqishëm dhe i papjekur
Njollose ëndrrën dhe shpirtin
Lëkurë e boshatisur, pa frymë
Njerëz të ndershëm, o brezi i ri
Varrosni “të ndershmit” nëpër fusha
Bashkë me ata që krijuan z. Pandeli
Një krimb të padobishëm në këtë Tokë!
* * *
Linku i këngës gjendet këtu.
Përktheu: Kristiana Kola
Imazhi: Pierre-Auguste Renoir, Charles and Georges Durand-Ruel (1882)