Kënga e supës
1.
Kur të mos kesh supë,
Si do të ankohesh?
Duhet ta kthesh shtetin
Të gjithin përmbys
Derisa të kesh supë.
Atëherë je mysafir i vetes.
2.
Kur të mos gjendet asnjë punë për ty
Si do të ankohesh?
Duhet ta kthesh shtetin
Të gjithin përmbys
Derisa jesh punëdhënësi i vetes.
Atëherë do të ketë punë për ty.
3.
Kur të qeshin me dobësitë tuaja
Nuk duhet të humbni kohë.
Duhet të kujdeseni
Që të gjithë të dobëtit të marshojnë.
Atëherë do të jeni një forcë e madhe
Me të cilën nuk qesh askush.
Kush është armiku yt?
Të uriturin që
Të merr bukën, e shikon si armik.
Por hajdutit, që nuk ka pasur kurrë uri
Nuk i hidhesh në fyt.
Mbi kancelarin e përmbajtur
Kam dëgjuar se kancelari nuk pi alkool
Nuk ha mish dhe as tymos
Dhe jeton në një apartament të vogël.
Kam dëgjuar po ashtu, të varfrit
Kanë uri dhe dergjen në vuajtje.
Do të ishte shumë më i mirë një shtet ku thuhet:
Kancelari vjen i dehur në mbledhjet e kabinetit qeveritar
Tymi që del nga llulla e tij kundërmon, të pashkollët ndryshojnë ligjet
Të varfër nuk ka më.
E përktheu Alban Pira
Marrë nga: Bertolt Brecht: Gesamelte Werke 8, Gedichte 1; Gesamelte Werke 9, Gedichte 2.
Imazhi: Statujë e Brecht-it në Berlin.
Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).