Konspekt i tryezës së katërt diskutuese mbi idenë e universitetit
Në tryezën e radhës së organizuar nga lëvizja studentore Për Universitetin u mor në shqyrtim kritik projektreforma për arsimin e lartë. Folës kryesorë ishin pedagogët e shkencave politike Hysamedin Feraj dhe Arlind Qori. Sidoqoftë, konspekti i mëposhtëm sintetizon edhe ndërhyrjet e herëpashershme nga auditori.
Komisioni dhe procedura e punës
Niveli i atij që quhet “raport shkencor” në draftin e reformës që do të përcaktojë politikat afatgjata të sistemit të arsimit të lartë në vend është minimalisht qesharak. Mungesë totale referencash, gabime elementare drejtshkrimore, gjuha e përdorur shumë larg nivelit akademik (“Un mendoj se…”,“Komisioni […] është mbledhur disa herë […] ka marrë një numër të madh mesazhesh elektronike”), vetëreferues mbi parimet që do drejtojnë politikat arsimore pa asnjë argument konkret se pse duhen ndjekur pikërisht këto parime.
Procedura e themelimit dhe e punës se komisionit, ka dy mundësi:
Komisioni ose mblidhet për të zbatuar disa parime që ia vendos qeveria përpara, dhe anëtarët e komisionit nuk janë as akademike as intelektuale, por janë funksionarë. Këtu s’ka vend as për mendim kritik, as për akademikë që janë shtyllat ku mbështetet universiteti.
Nuk i ka vendosur qeveria parimet, por ka zgjedhur dikë i cili ka mbledhur disa kolegë. Çështja është pse janë ata aty?
ð Qeveria vendos dikë emri i të cilit do bëjë bujë (London School of Economics)
ð Ta shndërrosh reformimin e arsimit të lartë në reklamim markash (Made in Albania, Made in UK) -> orientali shqiptar duhet t’i bindet Gjonçës -> s’ka të bëjë fare me dijen/kritikën.
– Universitet publike janë formalisht struktura demokratike. Përfaqësuesit e tyre nuk përfaqësojnë veten, as shtetin, janë të zgjedhur nga trupa pedagogjike dhe studentët.
– Universitetet private janë struktura diktatoriale (pronari vendos për gjithçka)
– kë përfaqësojnë të zgjedhurit tanë në komision? Kë pyetën para se të shkojnë aty për të mbajtur atë qëndrim që mbajnë? Ata po flasin në emër të universitetit publik, pa pyetur askënd.
– Komisioni e bën reformën dhe pastaj e hedh për diskutim (për t’i ndërruar ndonjë presje, me parime të mirëpërcaktuara paraprakisht).
=> nëse bën reformë puna nis nga diskutimi nëpër universitete. Jo të vinin me një projekt, por të pasqyronin shumësinë e propozimeve që do vinin nga poshtë.
=> komisioni duhet të kishte rolin e sekretarit, e atij që mbledh disa alternativa, dhe le t’ia linte qeverisë barrën për të marrë vendimin politik.
– Komisioni ynë vendos një draft dhe pastaj kërkon të diskutohet për detajet (as universitare, as kritike, as publike, nuk mundëson minimumin e respektit as për komisionin dhe as për produktin e tij).
Në këtë mënyrë qeveria heq nga vetja përgjegjësinë e dhënies drejtim të arsimit të lartë të vendit duke e lënë këtë të fundit në duart dhe mëshirën e konkurrencës së tregut. Aty kush është i aftë të sigurojë fonde, mbijeton.
Arsimi i lartë në Shqipëri mund të bëhet anglo-sakson sa ç’mund të bëhet kryeministri i Shqipërisë mbretëreshë e Anglisë. (cit. Hysamedin Feraj)
Ndryshimet e propozuara në organizim
Flitet për përvojat më të mira ndërkombëtare -> asnjë referencë.
“Plotfuqishmëria e drejtuesve të lartë sjell arrogancë në drejtim, suprimim të të gjitha të drejtave dhe vendimmarrjes në njësinë bazë (departamentin) dhe presionin mbi vendimmarrjen në nivele të ndryshme” (cit.) -> ç’garanci kemi se plotfuqishmëria e CEO-ve e mbështetur nga pozita e menaxherit financiar nuk do sjellë arrogancë edhe më të egër?
– Studentët përjashtohen nga e drejta e votës dhe e vendimmarrjes në universitet: “Demokracia e gjerë nuk është zgjidhja e përsosur për vende që nuk kanë demokraci të stabilizuar” (cit.)
-Bordi Administrativ do përbejë de facto “pronarët dhe aksionarët e IAL-ve”, në bazë të konceptit të pronësisë së qartë (Pronësi në këtë kontekst nënkupton që çdo person juridik që investon në një IAL duhet të ketë të njëjtën përfaqësi sa edhe shuma e investuar në të. N.q.s. investimi i shtetit është në masën 20%, atëherë shteti do këtë përfaqësues në masën 20% në këtë bord. (cit.))
Bordi do përbëhet nga 5-7 vetë, pagat e tyre janë kosto të vete IAL-ve (anëtarët do jenë të mirëpaguar citohej tek versioni i pare i draftit). Bordi është përgjegjës për gjithë ekuilibrin financiar të institucionit dhe vendos pagat e anëtarëve të tij sipas qejfit. Bordi do përcaktojë edhe pagat e pedagogeve.
Anëtarët e bordit do jenë të fushave të ekonomisë, financës, jurisprudencës, menaxhimit, biznesit etj.
Mandati i tyre 1 vit më i gjatë se ai i rektorit, dhe bordi vendos për politikat afatgjata dhe afatmesme të institucionit (5-10 vjet).
Nëse IAL-të nuk arrijnë të sigurojnë burime financimi nga shteti (nga kontrolli i cilësisë dhe numrit të studentëve) atëherë do funksionojnë si sh.p.k. dhe produktin e vet akademik do ta shesin në treg.
– Ajo që do ndodhë: qeveria heq një pjesë të financimit, universiteti shndërrohet në sh.p.k. => prodho akademikisht në atë mënyrë që produkti yt të blihet në treg. Po n.q.s. produkti akademik nuk blihet në treg? Atëherë funksionon si sh.p.k e mirëfilltë => reklama AMC dhe Red Bull në çdo fakultet. Studenti nuk është më mbartës dhe nxënës i dijes, është konsumator i mallit akademik dhe mallit që reklamohet brenda ambienteve të fakulteteve (siç po ndodh sot në universitetet private).
– flitet si universiteti si ngrehinë burokratike. Shtohet numri i burokratëve.
– stafet akademike të menaxhuara nga CEO, menaxherë, kancelarë -> rreth 400 menaxherë për të menaxhuar stafe akademike rreth 600-700 vetë. Do jemi stafet akademike më të lumtura në bote, çdo dy pedagogë do kenë nga një menaxher.
– po kthehemi në atë universitet që kemi pasur ku në universitet nuk vendosin akademikët, por përfaqësuesit e partisë, me risinë se tani do shtohen edhe përfaqësues të biznesit. Asokohe liria akademike dhe roli i akademikëve ishin të centralizuar, tani do jenë të menaxhuar.
– universiteti sot është formalisht demokratik. Është realisht gjysmë ose treçerek feudal, çështja është se si ta demokratizonim këtë universitet. Reforma ia heq komunitetit të studiueseve dhe ia jep një burokracie tregtare. E kthen në agjenci tregtare. Në treg nuk ka rëndësi sa vete bien dakord, por sa fuqi blerëse ka investitori më serioz.
– universiteti në vend që të hapet ndaj shumësisë se grupeve shoqërore, hapet ndaj oligarkisë ekonomike.
Ndryshimet e propozuara në financim
– shteti deklaron falimentin para arsimit të lartë “kaq para kam -> hyni në konkurrencë për këtë buxhet të vogël dhe për pjesën tjetër vrisni veten!”
“Pra, edhe duke mbajtur në konsideratë kushtet dhe mundësitë tona aktuale, Shqipëria duhet të synojë të paktën shifrat 1500-2000 euro/ student, ose e thënë ndryshe një buxhet prej 250-350 milion euro për 161500 studentët e saj. Për buxhetin e shtetit, një shifër e tillë është e papërballueshme edhe në 10 vitet e ardhshme, pasi tashmë trendet dhe mundësitë reale të buxheteve tona janë të perceptueshme dhe të kushtëzuara nga shumë faktorë të tjerë strukturorë e madhorë.” (cit.)
Pse merret si e mirëqenë se shteti nuk ka mundësi të rrisë financimin e arsimit publik? Qëllimi i çdo shteti është që të kufizoje investimet e veta publike. Ata e marrin diçka të tillë për të mirëqenë. A nuk mundet qeveria të taksonte më tepër oligarkët ekonomikë? Jo! Pse? Sepse kështu thotë qeveria.
Pamundësinë e shtetit për të siguruar një arsim cilësor, thonë se e nxjerrin nga analizat e sistemeve arsimore të Gjermanisë, Francës, Italisë etj. pa dhënë asnjë referencë. Për më tepër kjo s’është aspak e vërtetë. Në këto vende arsimi i lartë shume cilësor ofrohet me tarifa minimale 400-500 euro në vit.
Parimi i konkurrencës i paraprin çdo parimi tjetër. Madje edhe brenda vetë institucioneve si për shembull ndër departamente.
Granti i mësimdhënies (60-70%) do bazohet te numri i studentëve. Me këtë kapacitet infrastrukturor që ka universiteti, ku do t’i akomodojë studentët që do sigurojnë financat e çdo fakulteti? => Do detyrohet të rrisë tarifat, edhe për të konkurruar financiarisht universitet private. Pas 5 vjetësh reformë si universitet publike ashtu edhe ato private jofitimprurëse do kenë të njëjtin status: FONDACIONE, do t’i nënshtrohen ekzaktësisht të njëjtave politika shtetërore.
– Barazia shoqërore (parimi i dyte ku bazohet reforma, i pari është konkurrenca) do sigurohet nëpërmjet bursave të shtresave në nevojë dhe bursave të ekselencës.
Pikësëpari, të dyja këto lloje bursash ofrohen aktualisht nga shteti.
Pikësëdyti, si do përcaktohet cila do quhet shtrese në nevojë? Cili është pragu i varfërisë? A është varfëria ekstreme? P.sh. ata që marrin ndihmë ekonomike? N.q.s. shteti do subvencionojë vetëm këta, atëherë nuk do subvencionojë askënd. I varfri sot nuk ia arrin të shkojë në universitet se duhet të mbijetojë dhe e lë shkollën shumë herët. Nëse qeverise do t’i duhej ta rriste pragun e atyre që i konsideron të varfre, të tillë do t’i dilnin 70% e trupës studentore, të cilëve do duhej t’u garantonte falas shkollën. Kjo sepse gjysma e studentëve sot punojnë kamerierë e operatorë në call-centre, jo për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale, por për të siguruar mbijetesën studentore.
– Rrengu: qeveria dhe komisioni duan të dalin socialë duke thënë se do subvencionojnë tarifën studentore për studentët e varfër, pra praktikisht askënd. Ose ndonjë të varfër gjenial 1/1000 që çuditërisht ia del mbanë të shkojë deri në universitet. Çështja është si ta bëjmë të varfrin që të ketë mundësi ta meritojë universitetin.
– Fakti që të varfrit nuk hyjnë sot në shkollë është simptomë e kësaj qeverisjeje dhe sistemi ekonomik.
– edhe sikur të rritej cilësia nga shtimi i financimeve nga biznesi, kjo nuk është zgjidhje publike, por logjikë tregu. Roli i publikes është që të ofrojë një shërbim cilësor dhe të lirë. Pra ti kur shkon në spital privat detyrohesh të shesësh një veshkë që të shpëtosh tjetrën. Arsimi publik duhet të garantojë shërbim cilësor me çmime të lira, për të qenë brenda logjikës së publikes. Jo për shembull si transporti urban (shërbim publik) i cili në duart e privatëve kërkohet t’i rritet çmimi për hir të fitimit të pronarëve.
– cilësia akademike është lënë ta përcaktojë porositësi: tregu.
– ne do prodhojmë zanatçinj për treg
– cilësinë e universiteteve do ta vendosin tregtarët jashtë, sepse tregu ynë është vetëm treg, ka vetëm tregti, dhe nuk ka prodhim.
– universiteti nuk mund të ketë matës të cilësisë akademike, rritjen e cilësisë mësimdhënëse etj, por këtë e vendos tregu, sa produktet akademike do blihen nga agjentët e tregut.
– termi pavarësi është futur për të treguar që qeveria do ta shesë universitetin dhe më pas nuk ka asnjë përgjegjësi për të. Më mirë do ishte autonomia sesa pavarësia. E pavarëson nga qeveria dhe e varëson nga tregu. Pra universiteti nuk është I pavarur, por shteti largon nga vetja misionin për edukimin e popullsisë, dhe universiteti i nënshtrohet sistemit ekonomik.
– administrata duhet të jetë në ndihme të akademikëve. Në fakt me reformën e re akademikët do jenë në shërbim të menaxherëve.
– nga varësia që e ngarkon me përgjegjësi qeverinë në varësi nga tregu.
– universitetet nuk financohen nga shteti, por nga taksat e popullit.
– Universiteti i duhet popullit si hapësirë autonome që përcakton alternativa shoqërore. Por kjo s’mund të ndodhë përderisa s’ka pavarësi nga tregu.
– një universitet autonom nuk është një universitet që konkurron për paratë publike, është një universitet që i ka të sigurta paratë publike. Dhe paratë nuk ia jep shteti, shteti është ndërmjetësi nga populli tek universiteti.
Sot shteti subvencionon 80%, studenti 20%. Meqë do hyjnë në konkurrence universitetet private, subvencionimi nga shteti do zvogëlohet. Supozojmë se do shkojnë nga 80-60%, kjo do të thotë se tarifa studentore të paktën do dyfishohet. Pas 10-12 vjetësh nuk do ketë dallim mes tarifave të “fondacioneve”, dhe s’është për t’u çuditur që të arrijnë deri në 1500-2000 euro. Pagesa e kësaj shume nga një familje e klasës se mesme të shoqërisë do sigurohet vetëm përmes kredive studentore.
– kreditë studentore, përveç barrës morale që i vendosin studentit të sapodiplomuar mbi supe (borxhli që 5-10 vitet e para të punës do shlyejë borxhin), në vendet ku janë aplikuar po hasin në probleme të shumta. Në Amerikë mosshlyerja e borxhit studentor kapërcen borxhin e kartave të kreditit. Në Britaninë e Madhe borxhi studentor i pashlyer është momentalisht në shifrën 40%. Kjo për shkak të papunësisë, pasojë e krizës ekonomike. A mund të parashikohen vallë pasojat në realitetin ekonomik të Shqipërisë?
– Sot tarifa janë mjaft të larta. Sa është kostoja e jetesës për student? A munden të gjitha familjet të kontribuojnë në studimin e fëmijëve? A duhet të punojnë studentët? Dikur detyra e vetme ishte që studenti të mësonte. Tani i themi që detyra jote e parë është të gjesh paratë që të kesh mundësinë për të mësuar.
– Reformimi nuk vjen nga subjekte që e pësojnë atë, por nga subjekte elitare, elita ekonomike dhe politike. Ka vite që kjo reformë propagandohet nga subjekte private. Kjo reformë thjesht u shërben atyre.
Si përfundim, ‘fondacionet” akademike do kenë mundësi të marrin kredi bankare për të siguruar bilancin financiar. A mund të parashikohen pasojat e pamundësisë së shlyerjes së kredive bankare? Falimentim i fakultetit!
– Pikërisht sepse reforma nuk vjen nga pedagoget, është plot me kontradikta.
Kontradiktat
— AKF është një institucion i ri i pavarur në ushtrimin e veprimtarisë së tij. Ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike sipas politikave të çdo qeverie. (cit.)
— Konkurrenca e lirë çon në rritje të financimit, cilësisë etj. -> universitetet publike do të kenë çmime tavan të tarifave, ndërsa ato private do jenë të lira ta vendosin si të duan (të paktën në fazën e parë, atë të “shëndoshjes”, nga logjika e konkurrencës kjo nuk funksionon)
— Konkurrencë dhe barazi shoqërore. Ku ka konkurrencë, sidomos ekonomike, nuk ka barazi shoqërore. Ose njëra, ose tjetra.
— “Cilësia është problem” -> vetereferues. Pse? Sepse ekziston përshtypja, kemi hamendje.
“Deri më sot cilësia e mësimdhënies është vlerësuar vetëm përmes treguesve formalë, që kanë lidhje me disiplinën, respektimin e orareve mësimore, por pothuajse aspak me cilësinë, që shkon tek studenti e që shprehet më mësimnxënie. (cit.)
— Reforma thotë se është problem i madh tregu i punës”, pastaj pranojnë se “nuk ka studime për tregun e punës”, më pas se “universitetet duhet të formësohen në mënyrë të tillë që t’i përshtaten tregut të punës”. Po kur askush nuk e njeh tregun e punës, si mund të bëhet një gjë e tillë?!
— Mes varfërisë dhe autonomisë. Sot universiteti publik ka pjesërisht fonde të garantuara. Reforma thotë se që të jesh autonom duhet të shndërrohesh në agjenci tregtare => nuk je autonom. Autonomia nuk ka vlerë pa sigurinë financiare. Nëse nuk ekziston kjo, i varfri është i gatshëm t’i shitet ofruesit më të parë.
— Reforma pretendon se qëllimi i saj është ta vendosë arsimin financiarisht mbi baza të qëndrueshme që t’u bëjë ballë cikleve ekonomike. N.q.s. është vënë në shërbim të tregut ai pikërisht nuk mund t’u bëjë ballë cikleve ekonomike. Ose do ndjekë tregun ose do t’i rezistojë cikleve të tregut.
— Që universiteti të jetë konkurrues duhet rritur tarifa. Nga ana tjetër, që të konkurrojmë ekonomikisht në tregun rajonal, duhet të ulim pagat minimale (FMN), të ulim pensionet, të rrisim taksat, të rritim moshën e daljes në pension. Një person që do paguhet më pak në tregun e punës do duhet të paguajë më shumë për edukimin e tij a të fëmijës së tij. Kjo bazuar pikërisht te logjika e tregut.
Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.