Heshtja e punonjësve të teknologjisë së informacionit

/Edvin Thomollari/ 

Gjithmonë e më shumë proceset e prodhimit po varen nga teknologjia e informacionit (TI). Kjo gjë i bën punonjësit e TI-së sa të kërkuar, aq edhe të shfrytëzuar në vendin e punës

-Për shkak të kësaj varësie gjithmonë në rritje ndaj TI-së, ndërmarrjet vazhdimisht marrin nga koha e punonjësve të TI-së në mënyrë që prodhimi të jetë 24 orë në ditë. Kjo kohë përtej 8-orëshit shpeshherë është e pakompensuar sipas Kodit të Punës. Ndërmarrjet na e marrin këtë kohë në ditët e fundjavës, në festat zyrtare dhe shpeshherë natën.

-Për shkak të natyrës se punës disponueshmeria kërkohet edhe turn i dytë, madje dhe i tretë për kolegët tanë të NOC (monitorimit ). Ndodh shumë rrallë që këto turne të paguhen dhe trajtohen sipas Kodit të Punës

-Shumë nga kolegët tanë, siç janë punonjësit e telekomit në terren, punojnë pa kushtet e sigurimit teknik duke rrezikuar edhe jetën vetëm që t’i sigurojnë një klient me shumë kompanisë.

-Shumë prej nesh as u indeksohet paga sipas ligjit, por edhe kur kjo realizohet është gati qesharake. Në shpesh herë qeshim pasi e dimë se sa investojnë kompanitë në marketing, ndërkohë që ata që realisht i rrisin vlerën kompanisë, siç janë teknikët dhe inxhinierët, duhet të vinë vërdallë për një rritje të turpshme.

-Kur flasim për pagat nuk mund të mos përmendim stanjacionin që ka zënë profesionin tonë. Me sa duket tregu funksionon për çmimet e shërbimeve dhe produkteve, por kompanitë konkurrente duket se nuk konkurrojnë për të rritur rrogat e punonjësve.

-Për sa i përket dinjitetit tonë, ndodh shpesh të na thonë se na mban pronari me bukë apo se rrogën na e jep klienti. Ne bukën e nxjerrim me djersë dhe ndershmëri duke punuar në kushte të vështira dhe i sjellim kompanisë fitime të larta dhe shoqërisë shërbime cilësore.

-Duke e lidhur me varësinë që po merr prodhimi nga TI, proceset tona të punës kanë ngarkesë të madhe stresi dhe angazhimi nervor. Këto sigurisht që nuk kompensohen, por për to as flitet sepse në shoqërinë tonë vështirë se flitet për shëndetin mendor. Stresi dhe ezaurimi nervor na mpin dhe na mban larg familjes dhe miqve tanë.

-Një pjesë e jona ka arritur të ketë një pagë mbi mesataren e tregut, një status shoqëror dhe një kondicioner në zyrë, por e dimë që në fund, për shkak të gjithë vështirësive, ne nuk kemi një cilësi më të mire jete. Mobiliteti social nuk doli siç e kishim imagjinuar gjatë viteve të shkollës. 

Këto vështirësi janë shumë pak në krahasim me dinamikën e përditshme tonën, por duhet të fillojmë të flasim si fillim e më pas të luftojmë për kohën tonë, pagën tonë dhe të drejtat tona. Shumë na thonë vazhdoni vazhdimin, prisni terminin në ambasadë, por kjo nuk është jetë.

Imazhi: Signal2Forex

This image has an empty alt attribute; its file name is direct

Ky artikull është botuar nën licensën CCA 4.0 (Creative Commons Attribution 4.0 International License).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.