Programi i SYRIZA-s

  1. Kontroll financiar i borxhit publik, rinegocim i interesave të borxhit dhe pezullim i pagesave të tij deri në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rikthimin e rritjes ekonomike dhe punësimit.
  2. Kërkesë Bashkimit Evropian për të ndryshuar rolin e Bankës Qendrore Evropiane në mënyrë që kjo e fundit të financojë shtetet dhe programet e investimeve publike.
  3. Rritje e taksave mbi të ardhurat në 75% për të gjithë ata që fitojnë mbi 500.000 euro në vit.
  4. Ndryshim i ligjit elektoral në sistem proporcional.
  5. Rritje taksash për kompanitë e mëdha në nivelin e mesatares evropiane.
  6. Vendosje e një takse mbi transaksionet financiare dhe një takse speciale mbi mallrat e luksit.
  7. Heqje e privilegjeve financiare të Kishës dhe industrisë së ndërtimit të anijeve.
  8. Luftë ndaj (masave) sekrete të bankave dhe rrjedhjes së kapitalit jashtë vendit.
  9. Shkurtim drastik i shpenzimeve ushtarake.
  10. Rritje e pagës minimale në nivelin që kishte përpara masave shtrënguese, d.m.th. 750 euro në muaj.
  11. Përdorim i ndërtesave qeveritare, bankare dhe kishtare për strehimin e të pastrehëve.
  12. Hapje e mensave në shkollat publike me qëllim ofrimin e mëngjesit dhe drekës falas për fëmijët.
  13. Shërbim shëndetësor falas për të papunët, të pastrehët dhe punëtorët me paga të ulëta.
  14. Subvencionim deri në 30% i huave të marra nga familjet e varfra që nuk kanë mundësi pagimi.
  15. Rritje e subvencionimeve për të papunët. Rritje e mbrojtjes shoqërore për familjet me një prind, të moshuarit, të paaftësuarit dhe familjet pa të ardhura.
  16. Zbritje fiskale për mallrat e rëndësisë jetike.
  17. Shtetëzim i bankave.
  18. Shtetëzim i kompanive ish-publike (shërbimeve dhe ndërmarrjeve) në sektorët strategjikë që i shërbejnë rritjes ekonomike të vendit (hekurudha, aeroporte, posta, ujësjellës).
  19. Dhënie përparësi energjisë së rinovueshme dhe mbrojtje e mjedisit.
  20. Paga të barabarta për burrat dhe gratë
  21. Kufizim i punës së paqëndrueshme dhe mbështetje e kontratave me kohë të pacaktuar.
  22. Shtrirje e mbrojtjes së punës dhe pagave të punëtorëve me kohë të pjesshme.
  23. Përtëritje e kontratave kolektive (të punës)
  24. Rritje e inspektimeve mbi punën dhe kërkesave mbi kompanitë që fitojnë tenderë publikë.
  25. Reforma kushtetuese që garantojnë ndarjen e Kishës nga Shteti dhe mbrojtje e të drejtës për arsim, shërbim shëndetësor dhe mjedis të pastër.
  26. Referendume mbi traktatet dhe marrëveshjet e tjera me Evropën.
  27. Heqje e privilegjeve për deputetët. Heqje e mbrojtjes speciale juridike për ministrat dhe lejim i sistemit gjyqësor në procedimin e anëtarëve të qeverisë.
  28. Çmilitarizim i Rojës Bregdetare dhe trupave speciale kundër-kryengritëse. Ndalim i veshjes së maskave apo përdorimit të armëve gjatë demonstratave nga ana e policisë. Ndryshim i kurseve trajnuese të policëve drejt theksimit të temave shoqërore si p.sh. imigrimi, droga dhe faktorët shoqërorë.
  29. Garantim i të drejtave njerëzore në qendra e mbikëqyrjes së emigrantëve.
  30. Lehtësim i bashkimit familjar të emigrantëve.
  31. Shpenalizim i konsumit të drogës dhe theksim i luftës kundër trafikut të drogës. Rritje e fondeve për qendrat e rehabilitimit të të droguarve.
  32. Rregullim i të drejtës së kundërshtisë së ndërgjegjshme ndaj thirrjes ushtar.
  33. Rritje e fondeve për shëndetësinë publike në mesataren evropiane. (Mesatarja evropiane është në 6% të PPB-së; grekja është në 3%).
  34. Heqje e pagesave të qytetarëve për shërbimet shëndetësore kombëtare.
  35. Shtetëzim i spitaleve private. Përjashtim i pjesëmarrjes private në sistemin shëndetësor kombëtar.
  36. Tërheqje e trupave greke nga Afganistani dhe Ballkani. Asnjë ushtar grek përtej kufijve tanë.
  37. Ndërprerje e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin. Mbështetje për krijimin e shtetit Palestinës brenda kufijve të vitit 1967.
  38. Negocim i marrëveshjeve të qëndrueshme me Turqinë.
  39. Mbyllje e të gjitha bazave ushtarake të huaja në Greqi dhe tërheqje nga NATO-ja.

E përktheu Arlind Qori

Imazhi: Wikimedia Commons

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.