Pse në rastin e Shqipërisë 7 dhe 8 Marsi nuk afrojnë vetëm nga datat?

/Drita/

“Në Stamboll, vëllezërit Frashëri arritën të merrnin një autorizim në ministrinë e Arsimit Publik për të hapur një shkolle private në emrin e Pandeli Sotirit. Ky i fundit u nis për në Korçë, i shoqëruar nga vëllai i tij dhe institucioni u hap në 7 mars 1887. Që në fillim, kjo shkollë, si edhe të tjerat që u hapën zyrtarisht në këtë rajon gjatë javëve që pasuan, patën vështirësi në funksionimin e tyre, si për shkak të autoriteteve lokale, ashtu edhe për shkak të ngurrimit ose të frikës së popullsisë… Mitropoliti, njëlloj si myftiu, shpallën se gjuha shqipe i bënte njerëzit kaurë (jobesimtarë) dhe masonë, do të thotë se përkrahësit e saj bëheshin të pafe… Në fakt, shkolla mbahej mbi të gjitha nga anëtarët e kolonive të Rumanisë dhe të Egjiptit. Pjesa më e madhe e nxënësve ishin ortodoksë dhe shumë rrallë gjeje ndonjë mysliman. Arsyeja ishte se myslimanët, që i dërgonin fëmijët e tyre në këtë shkollë, akuzoheshin se donin t’i bënin ata kaurë dhe mund të rrezikonin vendet e tyre në administratë ose të transferoheshin. Ortodoksët që çonin aty fëmijët akuzoheshin si të pafe. Si rrjedhim, pjesa më e madhe e fëmijëve ishin bij zanatçinjsh, baballarët e të cilëve kishin emigruar në Rumani ose Egjipt, që do të thoshte se ata që ishin kundër mësimit në gjuhën shqipe nuk mund të bënin presion mbi ta… Gjatë dimrit 1898-1899, myslimanët u urdhëruan të tërhiqnin vajzat e tyre nga shkolla (e njëjta gjë ndodhi edhe me shkollën e djemve në pranverë të vitit 1899)… Përgjithësisht, deri në revolucionin xhonturk, funksionimi i shkollës u bë gjithnjë e më i vështirë për shkak të presionit të ushtruar njëkohësisht nga autoritetet osmane dhe nga autoritetet ortodokse, duke refuzuar, për shembull, që t’u bëhej shërbim funeral prindërve të vajzave që frekuentonin atë shkollë.” (Nathalie Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, Përpjekja, Tiranë, 2012: 279-280, 470).   

Kush ka frikë që arsimi të mos jetë privilegj i një pakice, por një e drejtë shoqërore? Në shekullin e nëntëmbëdhjetë ishte e lehtë t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje, ndryshe nga ditët e sotme. Ajo që mbetet e vlefshme edhe kësaj dite është se ashtu si atëherë edhe sot përpjekja për arsimim, pra për ta parë arsimimin jo si një privilegj por një të drejtë qytetare, mbetet e lidhur ngushtë me përpjekjen për emancipimin shoqëror dhe gjinor. Pavarësisht ndryshimeve mes tyre, studentët në shkolla, punëtorët në fabrika, sekretaret në një zyrë, fshatarët në ara, ashtu si dikur skllevërit në plantacione – madje edhe gratë brenda martesës – studiojnë, jetojnë dhe punojnë në kushte të pabarabarta. Ndërkohë që studentët dhe gratë janë bërë pjesë e fushës publike, ata  kanë ngelur subjekte “feudalë” në shkollë, punë dhe familje siç këshillonin reaksionarët motit. Prandaj në rastin e Shqipërisë 7 dhe 8 Marsi janë dy anë të të njëjtit medaljon: ditë kur reflektohet dhe protestohet ndaj pabarazive dhe hierarkive shoqërore.

Imazhi: Wikimedia Commons

This image has an empty alt attribute; its file name is direct

Ky artikull është botuar nën licensën CC BY-SA 4.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.